Ambasadori sllovak viziton ICK-në dhe ofron bashkëpunim

Në hapje të javës së Techstars për biznezet startup, në ICK për vizitë qëndroi i ngarkuari me punë në zyren ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Ambasadori Rastislav Kostilnik. z. Kostilnik u prit nga drejtori ekzekutiv i ICK-së, z. Uranik Begu

News

Ambasadori sllovak viziton ICK-në dhe ofron bashkëpunim

May 25, 2021

Gjatë vizitës në Innovation Centre Kosovo, Ambasadori Kostilnik takoi komunitetin e bizneseve startup, si dhe u njoftua me programet dhe aktivitetet e qendrës. Ishte një përfundim i përbashkët, që të rinjtë dhe bizneset startup janë mundësi e shkëlqyeshme për rrjetëzimin e ndërmarrësve dhe inovatorëve nga Kosova e Sllovakia, dhe në këtë drejtim do të ketë aktivitete të përbashkëta në të arrdhmen.

Slovak Aid ofron mbështetje të vazhdueshme në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit në shtetet e rajonit dhe së shpejti pritet angazhim i shtuar edhe në Republikën e Kosovës.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo