Albanian Developers Conference: Një eksplorim i zhvillimit teknologjik, rritjes dhe inovacionit

Këtë të shtunë rikthehet Albanian Developers Conference me edicionin e saj të dytë, për të mbledhur komunitetin e zhvilluesve shqiptar nga e gjithë bota. Konferenca mbahet në plato të Pallatit të Rinisë nga ora 09:00 dhe është e hapur për të gjithë.

Folës të shumtë do të mblidhen për të diskutuar dhe eksploruar zhvillimet dhe trendët më të fundit në fushën e TIK. Përmes fjalimeve, paneleve e tryezave, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të fitojnë njohuri nga zhvilluesit më eminent të industrisë dhe të ndërtojnë rrjetëzim midis komunitetit zhvillues shqiptar.

Më 20 maj 2023, duke filluar nga ora 9:00, dyert e konferencës në Pallat të Rinisë do të hapen për të gjithë ata që dëshirojnë të dëgjojnë nga ekspertë të industrisë, si Hava Maloku, Betim Deva, Muharrem Shefkiu, Engjell Raklli, Musli Ramusa e të tjerë, teksa ata ndajnë eksperiencën e tyre, ofrojnë udhëzime praktike dhe japin mendimet e tyre rreth trendëve të fundit të teknologjisë. Hapjen e konferencës do ta bëjë organizatori Flakërim Ismani dhe e gjithë konferenca do të moderohet nga Shpend Lila (ICK).

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të krijojë një platformë që mbledh komunitetin në frymën e ndarjes së zhvillimeve më të fundit teknologjike nga këndvështrimi i zhvilluesve. Përveç nxitjes së një mjedisi të favorshëm për rrjetëzim, kjo konferencë aspiron të inkurajojë brezin e ardhshëm të zhvilluesve të ndjekin aspiratat e tyre në fushën e teknologjisë.

Konferenca ofron gjithashtu një mundësi unike që zhvilluesit të ekspozohen ndaj një game të larmishme të këndvështrimeve dhe ideve. Duke bashkuar individë nga industri të ndryshme dhe me eksperienca të ndryshme, konferenca nxit një mjedis kreativiteti dhe inovacioni. Pjesëmarrësit do të kenë rastin të ndërveprojnë me udhëheqës të industrisë, të ndajnë njohuritë e tyre dhe të marrin pjesë në diskutime për të ardhmen e teknologjisë. Në përgjithësi, konferenca shërben si një platformë e vlefshme për zhvilluesit që të mësojnë, të rriten dhe të lidhen me të tjerët në këtë fushë.

Mos e humbisni këtë mundësi për t’u njohur me zhvilluesit më të mirë në vend duke fituar njohuri nga përvoja të ndryshme.

Për më shumë informata dhe rreth programit, klikoni KËTU!

Facebook
Twitter
LinkedIn