Programe profesionale të trajnimit për IT

Innovation Centre Kosovo ka hapur për aplikime shtatë (7) trajnime profesionale në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Me programe të dizajnuara në përputhje më nevojat e tregut të punës në Kosovë dhe botë, trajnimet ju ofrojnë të rinjve mundësi për përgatitje profesionale në lëminë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), lidhje sektorin publik e privat (programi i punës praktike me pagesë), hapësirë për themelimin e bizneseve startup, si dhe konsulencë e mentorim pa pagesë.

News

Programe profesionale të trajnimit për IT

February 27, 2020

Me mbi 4,000 persona të trajnuar që nga themelimi i saj më 2012, ICK mbetet akademia më e madhe në vend për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Nga kodimi, siguria kibernetike, dizajni, online marketing deri tek zhvillimi i lojërave kompjuterike dhe programet e posaçme STEM për fëmijë, Innovation Centre Kosovo është në mision të vazhdueshëm për ofrimin e njohurive dhe shkathtësive për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.

Trajnimet e hapura për aplikime përfshijnë: Game Development & Design; Laravel PHP Framework; Wordpress; Video Editing; User Interface; Photography Masterclass; SQL Server Administration.


Game Development and Design

Laravel PHP Framework

Wordpress

Video Editing Fundamentals

User Interface

SQL Server Administration and Development Training

Photography Masterclass



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo