81 nxënës gati për tregun e punës në sektorin e TIK

Nxënësit e shkollave të mesme nga Prishtina dhe Prizreni kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në fusha të ndryshme të TIK, përfshirë programimin, dizajnin grafik, multimedia dhe marketing online. Gjatë 2020, qindra të rinj do të aftësohen dhe lidhen me tregun e punës në Kosovë dhe botë.

News

81 nxënës gati për tregun e punës në sektorin e TIK

February 07, 2020

Prishtinë, 07 Shkurt 2020 - Me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë dhe Ambasadës së Suedisë, 81 nxënës nga shkollat e mesme “Gjin Gazulli” (Prishtinë) dhe “11 Marsi” (Prizren), janë aftësuar në fusha të ndryshme të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Nxënësit kanë ndjekur trajnimet: Web Design HTML/CSS3, JavaScript, Dizajn Grafik, Editim i Videove dhe Menaxhim i Rrjeteve Sociale.

Gjatë pushimeve verore, të rinjve do t’ju ofrohet punë praktike me pagesë, nëpër kompani të ndryshme në Kosovë, dhe të njejtit do ta kenë  mundësinë edhe të hapin biznese startup, me ndihmën e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo. ICK është në mision të vazhdueshëm për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, nëpërmjet përshtatjes së programeve të trajnimit, me nevojat dhe kërkesat e sektorit privat dhe publik. Që nga themelimi i ICK-së më 2012, në qendër janë trajnuar afër 5,000 persona.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo