51 NXËNËS TË ANGAZHUAR NË PUNË PRAKTIKE ME PAGESË!
CallsBlogNews

51 NXËNËS TË ANGAZHUAR NË PUNË PRAKTIKE ME PAGESË!

December 01, 2020

Nëpërmjet Programit të Trajnimit dhe Punës Praktike Me Pagesë për të rinjtë në Kosovë, të mbështetur nga European Union Kosovo, 51 nxënës të shkollave profesionale në Prishtinë dhe Prizren, pas përfundimit të trajnimeve: Dizajn Grafik, Video Editim, Web Programim, Online Marketing, Java dhe Wordpress, janë angazhuar në punë praktike me pagesë nëpër kompani dhe organizata të ndryshme në Kosovë.

Faleminderit për bashkëpunimin: Equart, Mayune, Market Hunters Fx, Pellg Visual Arts, RotDot, SIT - Center for Counseling, Social Services and Research, Makerspace Prizren dhe Stress Free Corner.

Ky program u zbatua në bashkëpunim me SH.M.L “Gjin Gazulli” dhe Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “11 Marsi” - Prizren.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo