20 biznese startup bëhen pjesë e Inkubatorit në ICK

Innovation Centre Kosovo (ICK) këtë javë po mirëpret në Inkubatorin e Bizneseve 20 ekipe të reja, të cilat ishin pjesë e thirrjes së njëzet e dytë (22) publike për ide në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Ekipet tashmë po i bashkohen grupit të 400 bizneseve tjera që kanë përfituar nga shërbimet e qendrës, nga viti 2012.

BlogNews

20 biznese startup bëhen pjesë e Inkubatorit në ICK

November 11, 2020

Në thirrjen e 22-të, ku aplikuan 60 kompani e ekipe me +100 themelues e bashkë-themelues, 40 ekipe kaluan në fazën e dytë - “Founders’ Bootcmap” - programin 5 ditor për ngritje të shkathtësive në fushën e ndërmarrësisë. Nga 40 ekipet finaliste, pas prezantimit të ideve të biznesit,  me vendim të komisionit vlerësues të përbërë nga Leonora Kusari, Visar Dobroshi dhe Vigan Budima, 20 biznese morën miratimin për të përfituar nga programi për zhvillim i ICK-së, përfshirë hapësira pune, inkubim virtual, përkrahje financiare, mentorim, konsulencë, qasje në investitor vendor e ndërkombëtar, mundësi për pjesëmarrje në panaire e ngjarje ndërkombëtare etj.

Mirësevini në familjen tonë  Behamics, Priam, LegIT, Get Fast Cast, Mercury, SEECARGO, 2GetherGreen, Cloud My Business, Numinco, Oficine, Box of Pills/Medibox, Home Connection, ClickFlick, Children Animation, Anyla Pula, Sa Kushton, IGS Claims, Assistance, Education Centre Code and ScanX.

Thirrja 22 për biznese startup u mbështet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo dhe Ambasada e Norvegjisë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo