15 të rinj fillojnë punën praktike në fushën e TIK

Pas përfundimit të trajnimeve profesionale në Innovation Centre Kosovo (ICK), grupi i parë prej pesëmbëdhjetë të rinjësh kanë filluar punën praktike me pagesë nëpër kompani të ndryshme vendore e ndërkombëtare, gjatë Dhjetorit 2019.

News

15 të rinj fillojnë punën praktike në fushën e TIK

January 08, 2020

Programi i trajnimit dhe punës praktike me pagesë i cili mbështetet nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka për synim aftësimin e të rinjëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Të rinjtë janë aftësuar në fushat: dizajn grafik, zhvillim i aplikacioneve mobile në iOS dhe Android, programim në Java, HTML/CSS3, Laravel, Python, multimedia dhe SEO (Search Marketing). Qindra kandidatë të rinj pritet të përfitojnë nga ky program edhe gjatë vitit 2020.

Kandidatët e angazhuar në këtë fazë janë: Nderim Hasani, Adrian Shala, Orgest Blakçori (Solaborate), Lum Xhakalija & Shpend Tahiri (AppBites), Diellza Hoxha & Qendrim Cakaj (Dua AG), Blerta Osmani & Doruntina Morina (Honest Holding), Granit Bytyqi (Pixels Productions), Diellza Rrahmani (Lunatik), Veronë Kadriu (LinkPlus), Margarita Dibrani (Urpays), Shpresa Zeqiri (United Pixels), Valmir Haxhijaha (City Sale) dhe Fiona Idrizi (Hallakate).

Nga themelimi i ICK-së më 2012, qendra ka trajnuar 4,327 kandidatë dhe ka ndërmejtësuar punësimin e mbi 1,500 të rinjëve në sektorin e TIK.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo