12 vajza dhe gra i shtohen tregut të ICT në Kosovë

Kandidatet përfunduan me sukses programin intenziv të trajnimeve për Zhvillim të Software, mundësuar nga Innovation Centre Kosovo, Coding Dojo dhe Tive Inc.

News

12 vajza dhe gra i shtohen tregut të ICT në Kosovë

September 08, 2022

Pas një pune e përkushtimi 6 mujor dhe trajnimeve intenzive, 12 gra dhe vajza e përfunduan me sukses programin për Software Development (Python Full Stack, MERN & Java Full Stack) në Akademinë Amerikane Coding Dojo.

Bursat në vlerë $100,000 u mbështetën nga kompania Tive Inc, ICK dhe Coding Dojo.

Urime për Rreze Vrapçani, Elsa Nishori, Margarita Dibrani, Arbresha Zeqiri, Argjenta Gashi, Liri Rexha, Jora Kursani, Diellza Përvetica, Edona Elshani, Nafie Sallahu, Vesa Berdyna & Tringa Krasniqi.

ICK & kompanitë partnere do të kujdesemi që kandidatet menjëherë të angazhohen për punë praktike në kompani të sektorit të ICT në Kosovë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo