11 Biznese startup bëhen pjesë e Inkubatorit të ICK-së

Njihuni me 11 bizneset fillestare që do të fillojnë udhëtimin e tyre në Inkubatorin e Biznesit në Innovation Centre Kosovo (ICK).


11 Biznese startup bëhen pjesë e Inkubatorit të ICK-së

July 22, 2021

Përveç shërbimeve për zhvillim të biznesit, programi i Inkubimit do të mbështesë ndërmarrësit me shërbime të specializuara për ngritje të kapaciteteve, duke përfshirë: programe intenzive të mentorimit/këshillimit, pjesëmarrje në programin “pre-acceleration”, lidhje me rrjetin e investitorëve, qasje në ngjarje ndërkombëtare dhe ndihmë në krijimin e bashkëpunimeve stategjike.

Njihuni me 11 bizneset e përzgjedhura:

1. Udhë është në një mision të gjej një karrige të zbrazët për secilin pasagjer që udhëton nga qyteti në qytet, duke i ndihmuar shoferëve ti mbulojnë shpenzimet e udhëtimit.

2. Drejtshkruaj është një platformë që ndihmon në drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe ka për qëllim të shkojë përtej korrigjimeve gramatikore/drejtshkrimore, për të përmirësuar mënyrën e shkrimit për përdoruesit, duke u siguruar atyre fjalët dhe terminologjinë e duhur shqip në vend të fjalëve/terminologjisë së panevojshme nga gjuhët e huaja.

3. FAMS është duke zhvilluar një sistem (Hardware dhe Software) për monitorimin e shëndetit të bagëtive. Sistemi softuerik mundëson funksionalitetin e pajisjes, mbledh të dhëna nga secila kafshë me një ID të caktuar, analizon të dhënat dhe përdorë algoritme për të parashikuar sëmundje të ndryshme që mund të ndodhin tek kafshët.

4. Tomato ai / Tbot është kodim robotik STEAM (science, technology, art, engineering and mathematics) për fëmijë i cili e bën të mësuarit e kodimit robotik të thjeshtë dhe argëtues.

5. Traceabeelity përmes platformës sigurohet që mjalti me cilësinë më të lartë të mblidhet drejtpërdrejt nga bletarët lokal dhe punon afër me ta për të zbatuar sistemet e menaxhimit të cilësisë.

6. Whose App shtë një platformë dixhitale që ofron një dimension të ri të sigurimit të gjërave të vlefshme përmes ngjitësitësve “stickers” të kombinuar me teknologjinë më të fundit NFC.

7. Lua Robotics është duke ndërtuar një automjet robotik autonom (të quajtur LUA BOT) që do të përdoret gjerësisht në sektorin e bujqësisë dhe do të ndihmojë fermerët në aktivitetet e tyre të përditshme.

8. GREENERGY ka krijuar një aplikacion ku përdoruesit do të marrin njoftime të përditshme në lidhje me mjedisin, do të kenë mundësinë të porosisin online dhe të mësojnë për një mënyrë jetese më të shëndetshme.

9. Smart Kindergarten (Kopshti i zgjuar) do të mbikqyrë dhe transmetoj aktivitetet e përditshme të kopshtit të fëmijëve në ato dixhitale dhe të lehtësojë qasjen në ndërveprimin midis prindërve dhe institucioneve parashkollore.

10. Pedestrian Networks shtë në një mision të riorganizimit të hapësirave të hapura në avantazhin e këmbësorëve dhe përmirësimin e kualitetit të jetesës së qytetareve.

11. Bonbiznes synon të promovojë produktet e bizneseve të ndryshme në një platformë, duke u përqëndruar në produkte artizanale dhe biznese tradicionale duke i shitur dhe shpërndarë ato te konsumatori përmes automjeteve të transportit elektrik (biçikletave elektronike).



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo