10 nxënës fillojnë punën praktike në fushën e TIK

Pas përfundimit të trajnimeve profesionale në Innovation Centre Kosovo (ICK), grupi prej 10 të rinjësh kanë filluar punën praktike me pagesë nëpër kompani të ndryshme vendore e ndërkombëtare, gjatë muajit Korrik 2020. Praktikantët - nxënës të shkollave të mesme nga regjioni i Prishtinës dhe Prizrenit, janë përfitues të programit për aftësim dhe punësim, të përkrahur nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë.


10 nxënës fillojnë punën praktike në fushën e TIK

August 03, 2020

Programi i trajnimit dhe punës praktike me pagesë i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka për synim aftësimin e të rinjëve / nxënësve të shkollave të mesme dhe lidhjen e tyre me tregun e punës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Të rinjtë janë aftësuar në fushat: dizajn grafik, programim në Java, HTML/CSS3 dhe multimedia. Dhjetra kandidatë të rinj pritet të përfitojnë nga ky program gjatë muajve në vazhdim. Kandidatët e angazhuar gjatë kësaj periudhe janë: Rion Berisha (The Interview App), Argjend Berisha (AR Group KS), Donat Avdyli (MUON), Endi Slishani (Ciao Berto), En Gashi & Jon Bilibani (Dokufest), Shaip Bytyçi & Ema Gota (Amam Studio), Dijar Zurnagji (TV Prizreni) dhe Dorentina Musa (Wave Marketing Agency). Nga themelimi i ICK-së më 2012, qendra ka trajnuar mbi 5,000 kandidatë dhe ka ndërmejtësuar punësimin e mbi 1,500 të rinjëve në sektorin e TIK.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo