Greenterprise

Greenterprise synon të të promovojë integrimin e Burimeve të Ripëtëritshme Energjetike (BRE) dhe Efiçiencës së Energjisë (EE) në bizneset Kosovare duke shpalosur përfitimet dhe mundësitë afariste që ky sektor ofron.

Ky promovim do të arrihet nëpërmjet tre hapave kryesorë:

1. Ndërtim Kapacitetesh - Organizimi i një punëtorie dy-ditore me komunitetin e biznesit, i cili mbulon trendet e momentit dhe mundësitë e zbatimit të projekteve të energjisë së ripëtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Më shumë informacion mbi trajnimin vjen së shpejti.

2. Rritja e Vetëdijësimit - Rritja e vetëdijësimit të publikut të gjërë për karakteristikat kyçe të projekteve të energjisë së ripëtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Na ndiqni në rrjetet sociale (Facebook ,Twitter, LinkedIn) ku do të ndajmë me ju informacion të rëndësishëm nga trajnimi, por dhe nga trendet e përgjithshme të tregut.

3. Lidhja e Njerëzve - Krijimi i një rrjeti me palët e interesuara (komuniteti i biznesit, autoritetet publike, shoqëri civile) që kanë interes në tema të energjisë alternative. Profesionistët që kanë interes në këtë sektor do të takohen së bashku në një event të organizuar enkas. Më shumë informacion mbi eventin vjen së shpejti.


Përse kjo nevojë?

Përparimet më të fundit botërore në teknologji janë duke i dhënë formë të re botës së energjisë, duke lejuar konsumatorët tradicionalë të energjisë të prodhojnë energjinë e tyre, si dhe te marrin masa aktive për të ulur konsumin. Kjo ka mundësuar zhvillimin e Prodhimit të Shpërndarë të enegjisë (Distributed Generation), një spostim madhor nga modeli tradicional ku ajo menaxhohej në mënyrë të centralizuar.

Bizneset në mbarë botën po shfrytëzojnë këto ndryshime. Google, për shembull, ka arritur synimin e vet për të furnizuar 100% të nevojave të veta me energji te ripërtëritshme. Përveç strategjisë së tyre të prokurimit, ata kanë bërë investime direkte në 15 projekte të erës dhe të diellit, në një shumë me mbi 1 miliard dollarë amerikanë me qëllim që të sigurojë çmime të arsyeshme të energjisë elektrike për Qendrat e të Dhënave (Data Centers) të cilat kane konsum tejet të lartë të energjisë elektrike. 

Mundësitë e tilla nuk vlejnë vetëm per korporatat e mëdhaja si Google. Çdo ndërmarrje e vogël apo e mesme mund të përfitojë nga integrimi i BRE-së dhe EE-së si dhe nga një menaxhimi aktiv i nevojave të tyre të energjisë.

Pse bizneset integrojnë Burimet e Ripëtëritshme te Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë në aktivitetet e tyre?

Bizneset bëhen pjesëmarrës aktivë në tregun e energjisë për arsyet e mëposhtme:
• Rritja e prodhimit të energjisë (elektrike dhe termike) për nevoja vetiake nëpërmjet instalimeve të BRE-së
• Ulja e kostove operative duke marrë masa direkte për të reduktuar konsumin e energjisë
• Zbutja e rrezikut nga ndëprerjet e energjisë elektrike, e cila u kushton shumë bizneseve
• Zbutja e rrezikut nga rritjet e mundshme të çmimit të energjisë
• Rritja e përpjekjeve për të përmirësuar qëndrueshmërinë e biznesit


APLIKO PER TRAJNIM

Trajnimi Greenterprise do të mbahet më 19 dhe 20 qershor 2019, ora 9.30 – 16.00, pranë zyrave të ICK në Prishtinë.
Formularët e aplikimit do të vlerësohen në bazë të:
(a) Përgjigjjeve të shënuara në aplikim
(b) Veprimtarisë së biznesit që ju përfaqësoni. Përparësi do t’u jepet kompanive që merren me prodhim.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikimin është më 31 maj 2019.

Ju lutem shkarkoni aplikimin e më pas dërgojeni në: [email protected]

Ky projekt financohet nga:

Ky projekt mbështetet nga:


Ky projekt implementohet nga:

Trajnimi mbahet nga:


Ekipi

Uranik Begu

Drejtor i Projektit

Greenterprise
Uranik Begu
Drejtor i Projektit
Uranik Begu është një ekzekutiv menaxhimi dhe marketingu mjaft i eksperiencuar i cili punon si Drejtor Ekzekutiv në Qëndrën Innovative të Prishtinës (ICK). Në okupimin e tij para ICK-së, Uraniku ka shërbyer si Drejtor i Marketingut dhe anëtar i menaxhmentit në Post Telecom Kosovo për 4 vjet.

Uraniku po i afrohet kryerjes së Doktoraturës me diplomë në Menaxhment tek Qëndra Zvicërrane e Menaxhmentit (SMC). Gjithashtu njihet si një ligjërues i shquar dhe ka ligjëruar në disa Universitete private si dhe në  Universitetin Publik të Prizrenit. Uraniku është poashtu edhe anëtar i Bordit për Konferencën Europiane të Marketingut më të madhen e cila mbahet në Zurich, tek Konferenca CMO e njohur gjithashtu si Devosi i Marketingut.

Uraniku është një anëtar aktiv në Këshillin e Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë duke filluar prej 6 vjet më parë.

916
26
1

Uranik Begu është një ekzekutiv menaxhimi dhe marketingu mjaft i eksperiencuar i cili punon si Drejtor Ekzekutiv në Qëndrën Innovative të Prishtinës (ICK). Në okupimin e tij para ICK-së, Uraniku ka shërbyer si Drejtor i Marketingut dhe anëtar i menaxhmentit në Post Telecom Kosovo për 4 vjet.

Qendresa Rugova

Koordinatore e Projektit

Greenterprise
Qendresa Rugova
Koordinatore e Projektit
Qëndresa ka mbi 11 vjet përvojë në shërbimet financiare që fokusohen në industrinë e energjisë. Ajo e filloi karrierën e saj në BNP Paribas, ku dhe mori pjesë në mandate këshilluese për financimin e projekteve të infrastrukturës.

Në 2009, Qëndresa iu bashkangjit ekipit këshillues të KPMG-së ne Budapest, ku u fokusua në shumë transaksione në fushën e energjisë që shkallëzoheshin nga të ripëtëritshmet, hidro të mëdha, energjia bërthamore etj.

Në 2016 Qëndresa themeloi Enfinit Sàrl, një praktikë këshilluese financiare e bazuar në Gjenevë, e cila fokusohet në tranzicionin botëror në një ekonomi me karbon të ulët. Gjithashtu ajo është vlerësuese eksperte me Kominsionin Europian në projektet Horizon2020 të fokusuara në efiçiencë të energjisë. Qëndresa ka diplomë baçelor në ekonomi dhe adiminstrim biznesi dhe master në financa. Ajo është anëtare e “Sustainable Finance Geneva”. 

916
24
1

Qëndresa ka mbi 11 vjet përvojë në shërbimet financiare që fokusohen në industrinë e energjisë. Ajo e filloi karrierën e saj në BNP Paribas, ku dhe mori pjesë në mandate këshilluese për financimin e projekteve të infrastrukturës.

Lura Elezi

Koordinatore e Komunikimit

Greenterprise
Lura Elezi
Koordinatore e Komunikimit
Lura ka mbi 11 vjet përvojë në tregun e komunikimit masiv në Shqipëri e Kosovë. Përvoja e saj ndërthur marketingun tradicional dhe digjital, marrëdhëniet me publikun dhe organizime eventesh të natyrave të ndryshme – nga konferenca në koncerte të mëdha.

Lura e filloi karrierën e saj në 2009 si personi përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe copywriting pranë agjencisë së marketingut Paper Communications në Prishtinë. Shpejt ajo u promovua si drejtoreshë e përgjithshme e degës së Paper në Tiranë, ku për 3 vjet drejtoi zyrën dhe ishte pjesë e pandashme e kreativës dhe copywriting.

Nw 2013 ajo iu bashkua Intersig Vienna Insurance Group si drejtoreshë e departamentit të marketingut, ku menaxhonte buxhete vjetore prej 300 mijë Euro.

Në 2016 iu bashkua Connext si drejtuese eventesh të të gjitha natyrave, dhe që prej 2018 ka themeluar Mogul, një agjenci që ofron komunikim (marketing, PR, evente) të personalizuar për klientët e saj shqiptarë dhe të huaj.

916
25
1

Lura ka mbi 11 vjet përvojë në tregun e komunikimit masiv në Shqipëri e Kosovë. Përvoja e saj ndërthur marketingun tradicional dhe digjital, marrëdhëniet me publikun dhe organizime eventesh të natyrave të ndryshme – nga konferenca në koncerte të mëdha.


BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo