Startup Grind Prishtina prezanton z. Perparim Rama - Kryetar i Prishtinës. Të Martën, më 22 Shkurt, prej 17:30, Kryetari i Prishtinës do të bashkëbisedojë me komunitetin e ICK-së dhe bizneset startup, rreth planeve të komunës për sektorin e TIK, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve në nivel lokal, aftësimin e të rinjëve, Prishtinën Digjitale dhe qytetin si “startup hub”.
Që nga themelimi më 2012, ICK i ka sjellë qytetit disa brende të rëndësishme globale, e që lidhen me emrin e qytetit, siq janë: Startup Grind Prishtina, Startup Weekend Prishtina, NASA Space Apps Prishtina, FuckupNights Prishtina, Startup Sauna, Get in the Ring etj.