Takimet e mëngjesit për një kafe, ose dy, organizohen me qëllim të mbajtjes së komunitetit sa më pranë njëri-tjetrit. Coffee Storm është më shumë se një filxhan kafe. Është mundësi rrjetizimi, ritakim me miqt të cilët keni kohë pa i parë, ose takim me miq të rinj, ndërtim i bashkëpunimeve të reja, shkëmbim i ideve, përvojave e njohurive, në një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë.
Coffee Storm mbledhë në një vend themelues të bizneseve startup, kompani të sektorit të TIK, investitorë, freelancer, inxhinierë, mentorë, konsulentë, artistë e studentë.
Takimet e Startup Coffee Storm mbahen në Sach Caffè (Arbëri).