Edicionini i parë i konferencës “Smart Home & Internet of Things”.
Edicionini i parë i konferencës “Smart Home & Internet of Things”.
ICK, Autonomia dhe programi Smart Home Lab, ju ftojnë të merrni pjesë në edicionin e parë të konferencës "Smart Home & Internet of Things" (online), më 20 Prill 2021, duke filluar nga ora 13:00 - 17:00 (Live në Facebook dhe Google Meet).
Konferenca ka për qëllim ngritjen e pozitës së teknologjisë smart dhe thellimin e hulumtimeve në këtë fushë, duke vërë njëherësh në pah mundësitë, modelet e reja të biznesit, që mund t´i ofrojë teknologjia smart në Kosovë dhe në rajon.
Konferenca synon të luaj rol në nxitjen e inovacioneve dhe në zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë smart duke pasqyruar situatën ekzistuese dhe duke parashtruar kërkesa e sygjerime.
Në Konferencë mundësohen panele dhe forume të rrjetit tematik dhe mundësohet një prezantim fizik për të pranishmit dhe prezantim virtual për pjesëmarrësit online - i Smart Home Laboratorit të instaluar në Innovation Centre Kosovo (ICK).
Disa prej temave që do të shtjellohen në konferencë, përfshijnë: Instalimet Digjitale, Teknologjia DigitalSTROM, Smart City, Economy of Things, Eksperimentet kognitive, Zbatimi i Teknologjisë SMART në ndërtesa, Smart Village, Energjia etj.
Kjo konferencë mbështetet nga Agjencia CIM e Qeverisë Federale të Gjermanisë, GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.
It’s needed to enqueue the accordion styles. Hidden visually in Customizer.
Innovation Centre Kosovo (ICK) is the leading integrator of youth, startups, and innovative businesses, aiding the economic growth, youth employability, visibility and prosperity of Kosova.
Contact
Stay Updated
Enter your e-mail below to subscribe to our official newsletter