Satelitët e Orbitave të Ulëta – Rasti “Starlink”

Operimi, Performanca, dhe Aplikimet.

About

Orbitat e lartësive nga 300 km deri në rreth 1,400 km mbi sipërfaqen e Tokës quhën Orbita të Ulëta të Tokës (LEO), ndërsa satelitët njihen si LEO satelitë. Përveç për qëllime komunikimi, satelitët LEO aplikohen edhe për misione shkencore. Aplikimet janë të gjëra, duke përfshirë imazhet e Tokës, astronominë deri në përpjekjet humanitare me rastin e fatkeqësive. Kohët e fundit, përpjekje të rëndësishme ndërkombëtare janë orientuar drejt kornizës për një sistem global komunikimi satelitor i cili do të integrohej me sistemin ekzistues tokësor. Strukturat më të përshtatshme janë satelitët LEO. Lider në këtë drejtim është SpaceX, i cili zhvilloi dhe organizoi konstelacionin satelitor Starlink, nga satelitët LEO të projektuar posaçërisht për të ofruar shërbime interneti, me synim mbulimin global të Tokës. Ky prezantim do të ofrojë konceptet kryesore të funksionimit të satelitëve LEO, fokusuar në kohëzgjatjen e komunikimit me pikat e qasjës në Tokë si tregues kyç të performancës, dhe kjo bazuar në përvojën e autorit me stacionin tokësor LEO në Vjenë për qëllime astronomie, në NASA-NOAA lidhur me shërbimet e kërkim-shpëtimit, dhe së fundmi fokusuar në konstelacionin “Starlink”, pasi që posa është licencuar për të ofruar shërbime edhe në Kosovë.

Speaker

Dr. Shkelzen Cakaj është Profesor i Asociuar në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës, ku ligjëron “Sistemet satelitore” që nga viti 2010. Dr. Cakaj është pionier i telekomunikacionit në Kosovë, i angazhuar për 42 vjet në industri dhe 20 vjet në akademi. Në vitin 2003 angazhohet si i ftuar shkencor në Universitetin Teknik në Vjenë ku ka përgatitur temën e magjistraturës. Cakaj mori doktoraturën në komunikimet satelitore nga Universiteti i Zagrebit në janar 2008. Në vitin 2009, si studiues i Fulbright-it, ai vazhdoi studimet e tij postdoktorale në NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration) në Maryland, SHBA. Ai është autor i 80 punimeve. Fusha e tij e interesit është performanca e stacionit tokësor satelitor. Dr. Cakaj, së fundmi ka botuar librin “Dizajnimi dhe analiza e stacionit tokësor për satelitët LEO”, Willey, 2022.

DO NOT REMOVE

It’s needed to enqueue the accordion styles. Hidden visually in Customizer.

Facebook
Twitter
LinkedIn