Njihuni me “Shape it up” dhe “Për Ty”

Njihuni me “Shape it up” dhe “Për Ty”

May 01, 2020 @ 11:00

May 01, 2020 @ 12:00

Të premten më 1 Maj, prej orës 11:00, bashkë me të rinjtë e programit #StartupKS, do t’i prezantojmë online dy ndërmarrje sociale, të krijuara gjatë punëtorive “Startup Social Venture”, me mbështetje të UNICEF Kosovo dhe Ambasadës së Suedisë.

Live në Facebook do të prezantohen:

Shape it up - Idea përfshinë rritjen e numrit të aktiviteteve për fëmijët të qendres Down Syndrome të moshës 5-18 vjeçare në Kacanik, dhe në të njejtën kohë integrimin e tyre në shoqëri. Gjatë mbajtjes së disa aktiviteteve me anëtarët e qendres dhe bashkë me vullnetarët e tjerë, ekipi kanë dizajnuar një lodër edukative dhe argëtuese. Shuma e çdo produkti të shitur (lodrës), dedikohet për fëmijët të cilët e ndihmuan dizajnimin e lodrës nga qendra e Down Syndrome në Kaçanik.

Për ty - Idea kryesore e këtij projekti ka të bëj me Aktivizimin dhe Vetpunësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Gjakovës. Kjo do të arrihet duke krijuar Korniza Punëdore dekoruese për fotografi nga vetë anëtarët e kësaj qendre. Këto produkte do të ofrohen për Shitje shumë shpejt dhe mjetet e fituara do ndahen për anëtarët e Qendrës Handikos në Gjakovë.




BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo