Launching Junior Geeks

Launching Junior Geeks

February 21, 2019 @ 14:00

Çdo vit, Fondi i Bursistëve për Inovacion (US Alumni Engagement Innovation Fund) i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndanë një numër të limituar të fondeve për mbështetje të projekteve globale që kanë synim përparimin e shoqërisë. Këtë vit, jemi të lumtur që Kosova ka ngadhënjyer si një ndër 70 projektet fituese (i vetmi nga Europa Juglindore), në mesin e një mori ideshë kreative dhe inovative nga e mbarë bota, duke fituar mbështetje finaciare për zbatimin e programit “Junior Geeks”.

“Junior Geeks” është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme, për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Kjo platformë, do të sjellë ekspertë lokal nga bota e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit në dispozicion të të rinjëve të klubeve shkollore, për të mësuar rreth temave që u ndihmojnë atyre të formësojnë dhe zbatojnë shkathësitë në fushat si: programimi, robotika, mekatronika, siguria kibernetike, marketingu digjital, inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, teknologjia blockchain, dizajnin grafik, SEO, “machine learning”, hulumtimi shkencor, etj.

“Junior Geeks” do të jetë nisma e parë e zbatuar nëpër shkollat e mesme, e cila do të materializojë talentin e nxënësve në teknologji, inovacion, shkencë dhe ndërmarrësi, si dhe do të ndikojë në përzgjedhjen e karrierave premtuese nga ana e nxënësve.

Faza e parë e programit do të zbatohet në periudhën Mars – Shtator 2019, dhe përfitues do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës. Prandaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në lansimin formal të “Junior Geeks”, për të dëgjuar më shumë rreth programit, vizionit, synimeve, aktiviteteve, si dhe për të takuar ekspertët lokal, nxënësit dhe partnerët e programit.

Aktiviteti mbahet më 21 Shkurt (e Enjte), duke filluar nga ora 14:00 në Amfiteatrin e American School of Kosova (Kampusi Qendër, tek monumenti i Newborn në Prishtinë). Më poshtë gjeni agjendën.

“Junior Geeks” është program i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Innovation Centre Kosovo (ICK), i ndarë si shpërblim për grupin e tre bursistëve të përbërë nga znj. Eldita Tarani, z. Shpend Lila dhe znj. Zana Tabaku.


Agjenda

14:00 - 14:30 Regjistrimi

14:30 - 14:35 Hapja & Prezantimi i programit – Ekipi “Junior Geeks”

14:35 - 14:40 Fjalë rasti, Philip S. Kosnett, Ambasador i SHBA-së në Kosovë

14:40 - 14:45 Fjalë rasti, Uranik Begu – Drejtor Ekzekutiv, Innovation Centre Kosovo

14:45 – 14:50 Fjalë rasti, z. Shyqiri Bytyqi – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

14:50 - 15:00 Prezantim i dy projekteve inovative të realizuara nga nxënësit e “Akademia jCoders” dhe “Shkolla Digjitale”

15:00 - 15:05 Prezantimi në skenë i ekipit të programit, ligjëruesve dhe partnerëve

15:05 - 15:30 Mbyllja & Rrjetëzim



BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo