Lansimi i programit për financimin e NVM-ve dhe StartUp-eve

Lansimi i programit për financimin e NVM-ve dhe StartUp-eve

July 16, 2018 @ 11:00

Në vijim të lansimit të Programit për mbështetje financiare ju njoftojme më shumë rreth Thirrjes publike për financimin e Bizneseve Fillestare - “Start-Up” në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Qëllimi i mbështetjes është përkrahja e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik të të rinjve, jetësimin e ideve inovative, realizimin e planeve të bizneseve që synojnë prodhimin dhe shërbimet me potencial eksportin, si dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Përqindja e bashkëfinancimit nga aplikanti/ët (Start-Up) duhet të jetë 10% dhe nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (Autoriteti Kontarktues) 90%. Vlera maksimale e financimit për një aplikant është deri në 10,000.00 €.

Grantet do të përdoren për të mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja inovative dhe promovimin e të rinjve dhe grave në biznes, të cilët dëshmojnë që mjetet e ndara do të ndikojnë në:
- Promovimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë;
- Aktivitetet prodhuese dhe shërbyese;
- Rritjen e kapaciteteve eksportuese;
- Hapjen e vendeve të reja të punës;
- Investimin në hulumtim dhe zhvillim;
- Rritjen e investimeve;
- Rritjen e konkurrueshmërisë dhe kapaciteteve;
- Përmirësimin e proceseve dhe zhvillimin e produkteve të reja;
- Ngritjen e nivelit të pjesëmarrjes së të rinjve në të bërit biznes;
- Ngritjen e kapaciteteve njerëzore në shërbim të zhvillimit ekonomik;

Për më tepër vizitoni linkun në vijim:
http://www.min-rks.net/repository/docs/fondi_per_start_up_final_3.pdf




BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo