JIROO - Your Journey Platform

JIROO - Your Journey Platform

October 23, 2019 @ 11:00

JIROO është platforma e parë digjitale në rajon me koncept të “ekonomisë së përbashkët” e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin mjete/makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira.

JIROO është një vlerë e shtuar në treg si një platformë e hapur dhe transparente për qiradhënësit dhe qiramarrësit ku shërbimet do të jenë të lehta dhe të shpejta për listimin e mjeteve motorike, komunikimi i lehtë me përdoruesit përmes mesazheve, mundësia e pagesave digjitale, ofrimi i sigurimit dhe kontratave digjitale.Të gjitha këto shërbime do t’ju mundësojnë përdoruesve një qasje të lehtë, të sigurtë dhe transparente në përdorimin e platformës JIROO.

Qëllimi ynë kryesor është që tiju ofrojmë përdoruesve siguri, eksperiencë të mirë dhe kualitet të lartë në përdorimin e platformës.
Vizioni ynë aftagjatë është që të zgjerojmë shërbimet tona në tregun rajonal dhe ndërkombëtar duke krijuar kështu një Brand atraktiv dhe të besueshëm për shfrytëzuesit e platformës JIROO.




BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo