Gjate kësaj ngjarje do të lansohet edicioni i dytë i Mentoring Walk Kosova me ç‘rast pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të njihen më mirë rreth platformës mentoruese, përfitimet, si dhe procedurat e regjistrimit.
Qëllimi i kësaj platforme mentoruese është fuqizimi i komunitetit të grave ndërmarrëse, rrjetëzim si dhe mundësi për ndarje përvojash, sfidash dhe suksese në fushën e ndërmarrësisë në mes të grave udhëheqëse në fushën e biznesit si dhe ndërmarrëseve të reja.
Ftojmë të gjitha të interesuarat (Mentore dhe të Mentoruara) të marrin pjesë në këtë ngjarje.