Të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë

Të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë

April 19, 2018 @ 18:00

Pronësia Intelektuale (PI) i referohet krijimeve mendore: shpikjeve, veprave letrare dhe artistike, shkencore e ekonomike, simboleve, emrave, imazheve, dizajneve të përdorura në afarizëm.

Titullarët e këtyre të drejtave mund t’i ndalojnë të tjerët që t’i përdorin krijimet e tyre pa autorizim paraprak, ose mund të lejojnë shfrytëzimin dhe përdorimin e tyre në shkëmbim të kompensimit material për përpjekjet dhe investimet e tyre gjate gjithë krijimtarisë.

Pronësia Industriale përfshinë të drejtën lidhur me Patentat, dizajnët industrial, markat tregtare dhe markat e shërbimeve, emrat tregtarë, indikacionet (treguesit) gjeografike, varietetet e reja bimore, topografitë e qarqeve të integruara.

Të drejtat e autorit janë të drejta që u njihen personave të caktuar për krijimtaritë e tyre në fushën e letërsisë, shkencës dhe artit dhe përfshijnë në mes tjerash: romanet, poezitë, kompozimet muzikore, skulpturat, pikturat, vizatimet, krijimet kinematografike, arkitekturën, koreografinë, fotografinë dhe krijimet tjera të ngjashme. Kjo degë e Pronësisë Intelektuale përfshinë edhe të ashtuquajtura të drejta të tjera të përafërta me të drejtën e autorit; e drejta e artistëve interpretues (këngëtarët, muzikantët tjerë, valltarët, aktorët dhe të tjerët të cilët interpretojnë vepra); producentët e fonogrameve, producentët e filmave dhe organizatat transmetuese.

ICK ju fton në disktimin e hapur për këtë temë me z. Isa Dukaj - u.d. Drejtor i Përgjithshëm – Agjencia për Pronësi Industriale, z. Valon Kashtanjeva (Drejtor i Zyrës - E Drejta e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Kosovë) & znj. Sadije Topojani – Dogana e Kosovës.

Rezervo vendin KËTU



BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo