Blerand Stavileci në ICK për vizitën e parë zyrtare si ministër i MZHE

Blerand Stavileci ka zgjedhur Innovation Centre Kosovo për vizitën e tij të parë zyrtare si Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

EventsICKIncubatorTraining

Blerand Stavileci në ICK për vizitën e parë zyrtare si ministër i MZHE

December 24, 2014

Prishtinë, 24 dhjetor 2014 - Ministi i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavileci ka vizituar Innovation Centre Kosovo dhe Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), për tu njoftuar nga afër me zhvillimet dhe trendet e sektorit të TIK në Kosovë si dhe për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mënyrat e asistencës nga Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë sektor.

ICK dhe STIKK i prezantuan ministrit punën e bërë në tri vitet e fundit, strategjinë nacionale të zhvillimit të sektorit, planet për hapjen e qendrave të reja për inkubim të startup bizneseve, propozimet për ndryshime në paketën fiskale si dhe shembuj të modeleve të suksesshme të funksionimit të qendrave inovative në rajon dhe botë.

Në fund të takimit, me nismë të Ministrit Stavileci, të gjithë akterët kryesor të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë, do të mblidhen më 17 Janar 2015 në Prishtinë, për të hartuar veprimet konkrete si dhe për të propozuar strategjinë ndër-ministrore në të mirë të nxitjes së zhvillimit të këtij sektori në Kosovë.

Duke marr parasysh trendet botërore, TIK është sektori me ngritjen më të madhe në ekonomi. Kompanitë kosovare eksportojnë 16 milion euro shërbime në vit, ndërsa nga Innovation Centre Kosovo mesatarisht 25 startup biznese i shtohen këtij tregu çdo vit.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo