Albanian ICT Awards — Takim Informativ

Albanian ICT Awards — Takim Informativ

March 03, 2016 @ 16:30

ICTS media si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 4-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards IV” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 4”).

Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar dhe udhëheqësit e bizneseve të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve biznesore të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2015-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze të aplikacioneve të pranuara – përzgjedhje e realizuar nga një juri e kualitetit superior, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit – një ekip vlerësues i përbërë nga personazhet më të spikatura të TIK-ut Shqiptar, e pajisur me njohuri dhe vlera superiore të fushës respektive.

Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.

Për të gjithë të interesuarit takimi i hapur informativ mbahet më 3 Mars 2016 (e Enjte) duke filluar nga ora 17:30 në Innovation Centre Kosovo.

Rezervo vendin këtu.



BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo